fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rriten sërish infektimet me Covid

Publikuar

Kanë pësuar sërish një rritje të lehtë infektimet me koronavorus në vendin tonë. Në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 3463 testime kanë rezultuar pozitivë 698 qytetarë. Tirana vijon të jetë epiqendra e përhapjes së virusit edhe në këto 24 orë me 195 raste të reja, e ndjekur nga Shkodra me 54 raste, Fieri me 45, Mirdita 34 dhe Lushnja me 30.

Ka vijuar në 24 orët e fundit trendi rënës i numrit të viktimave. Autoritetet shëndetësore raportuan se 12 qytetarë të moshave nga 53 deri në 79 vjeç e kanë humbur betejën me Covid, 3 prej tyre nga Tirana, 3 nga Elbasani, ndërsa të tjerët ishin nga Fieri, Shkodra, Vlora, Lushnja, Kuçova dhe Kavaja.

Ndërkohë që vazhdon të relaksohet situata në 4 spitalet Covid në Tiranë dhe 3 pavionet rajonale ku trajtohet të shtruarit me koronavorus.

Aktualisht në spitale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e personave që e kanë fituar betejën me virusin në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021