fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rrethi i dytë i votimit: Osmani i merr 67 vota

Për zgjedhjen e presidentit, në dy raundet e para të votimit nevojiten dy të tretat e votave, e që i bie 80 vota të deputetëve të pranishem.

Publikuar

Vjosa Osmani në rrethin e dytë të votimit ka marr 67, ndërkohë 11 fletëvotime janë përseri të pavlefshme. Në rrethin e tretë të votimit i cili do të zhvillohet për pak minuta, për tu zgjedhur presidente, Vjosa Osmanit i duhet vetëm 61 vota pro.

Kuvendi ka arritur të siguroj kuorumin e nevojshëm për të kaluar në raundet e radhës të votimit. Në procesin e votimit kanë marr pjesë 82 deputet .

Vjosa Osmani më herët ka qenë nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019. Por, në qershorin e vitit të kaluar, LDK-ja e shkarkoi nga të gjitha funksionet partiake, pasi Osmani ishte shprehur kundër disa vendimeve të partisë, përfshirë edhe prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe formimin e qeverisë së re, që u udhëhoq nga Avdullah Hoti.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar që të vijnë në seancën plenare.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.