fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës për vrasjen e të birit nga forcat serbe: “Ma nanë, mos um prek, se po më dhem shumë”

Publikuar

Edhe pas 22 vitesh nga lufta e Kosovës, ende kemi histori rrëqethëse të cilat nuk janë publikuar më herët. Një ndër to, është ajo e Leutrimit 7-vjeçar. Rrëfimi vjen përmes nënës së tij, Shukrije Ahmeti nga Rrezalla e Drenicës, e cila tregon se djali i vdiq 3 orë pas një ndihme mjekësore, teksa ka treguar se e kanë varrosur në një fshat tjetër pasi që, kushtet nuk kanë lejuar ta dërgojnë në fshatin e tyre Rezallë, për ta varrosur.

Ky është rrëfimi, një ndër më të dhimbshmit e luftës së Kosovës:

“Leotrimi më ka thirrë: ‘Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku’, kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek, se po më dhem shumë ”

Në Gradicë pas dhënies së ndihmës mjekësore djali nuk arriti të jetonte më shumë se tri orë. Djalin 7 vjecar e kemi varros në Gradicë, se nuk kemi mundur ta sjellim në Rezallë për ta varrosur”.. thotë nënë Shukrije Ahmeti nga Rezalla e Drenices, për ngjarjet e 5 marsit 1998. Ky rrëfim është publikuar nga faqja Fakte-Lufta e Kosovës, në Facebook.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021