Kosovë
Rrahje në Posten e Kosovës
Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore

Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në Postën e Kosovës, e në të cilën ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. Mësohet se në mosmarrëveshje ka qenë i përfshirë edhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Postës, Rafet Jashari.
Rastin për Express, e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Express, se aktualisht palët e përfshira janë duke u intervistuar.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë.
Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo për Express.
Pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit, Rafet Jashari do të jetë ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës.
