Në mbrëmjen e se premten kanë ndodhur dy raste të incidenteve në pjesë të ndryshme të Prishtinë, një rrahje masive në Rrugen B dhe një gjuajtje më armë në rrugën Fehmi Agani, në qendër të qytetit.
Në këtë rrahje janë përfshirë 6 persona, të cilët më pas janë arrestuar, ka bërë të ditur për Sinjalin Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatëm policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndërsa sa i përket gjuajtjes më armë në qendër të qytetit, policia ka thënë se rreth orës 21:30 është raportuar dhe menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.
“Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë policia e Kosovës.