fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ronaldo pran largimit nga Juve

Publikuar

Portugezi 36-vjeçar është pran largimit nga qyteti i Torinos.

Cristiano Ronaldo është duke shikuar opsionet e tij të mundshme të vazhdimit të karrierës pasi që pretendon largimin nga Juventus – shkruan ESPN.

Përfaqësuesit e 36-vjeçarit janë duke shikuar mundësitë nga interesimet e disa prej top klubeve evropiane ku përfshihet PSG, dhe dy ish-klubet e portugezit, Real Madrid dhe Manchester United, që kanë shprehur interesim për rikthimin e tij.

Vendimi final për largimin e tij nga Juventus do të merret pas përfundimit të kampionatit evropian, edhe pse do të jetë e vështirë mbulimi i pagës së tij të lartë si dhe çmimit të dëmshpërblimit të kërkuar nga Juventus./tipografi/

Vazhdo më shumë