fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Rohde i ashpër ndaj opozitës kosovare

Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla

Publikuar

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, i ka quajtur të pa pranueshme përplasjet e të enjtes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, veçmas e ka specifikuar si të papranueshëm sulmet personale ndaj ministres se Donika Gërvalla.

Përmes shkrimi në Twitter ai i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kujtojmë se një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.

Përplasja erdhi pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës për krerët e UÇK’së dhe Gjykatën Speciale.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021