Lajme
Rohde e quan historike, fitoren e LVV në zgjedhje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për sic ka thënë ai fitoren historike me më shumë se 50 % të votave
Rohde këto komente i ka bërë në profilin e tij zyrtar në tëitter pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e 14 shkurtit.
“Mirë që u certifikuan rezultatet. Urime ekipit të Vetëvendosjes për fitoren historike me më shumë se 50 % të votave”, ka thënë Rohde.
Ai tutje ka thënë se një rezultat i tillë i qartë duhet të dërgojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjet e presidentit, dhe veprime vendimtare për shumë çështje urgjente që Kosova ka përpara.
“Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosova”, ka përfunduar Rohde./tg/
