fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Rinovim te rivalët e Interit, djali i shtëpisë firmos kontratën e re

Publikuar

Rinovim te Real Sociedad. Klubi bask, që është pjesë e grupit D në Champions League bashkë me Interin, Benfikën dhe Salzburgun, ka zgjatur bashkëpunimin me Aihen Munoz.

Mbrojtësi i majtë ka dalë nga akademia e Sociedadit, teksa prej verës së vitit 2019 është pjesë e skuadrës së parë.

Sot ka ardhur rinovimi për 26-vjeçarin deri në vitin 2027. Munoz është i lumtur që do të vijojë të mbajë veshur fanellën e skuadrës së zemrës.

Jam i lumtur dhe i etur të vazhdoj të argëtohem kështu me ju”, u shpreh shkurtimisht anësori i ekipit bask për firmës mbi kontratë.

Sociedadi renditet përkohësisht në vendin e pestë në La Liga, teksa ndan kreun e grupit në Champions me Interin. Me nga 7 pikë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook