Kosovë
Rinia e PDK me aksion para zyrave të Donika Gërvalles
Para MPJD-së u stampua edhe emblema e UÇK-së, kurse libri i Nyset Pllanës me dëshmi të krimeve të luftës tha se po iu dorëzohet si dhuratë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka thënë të premten që aksioni i tyre para Ministrisë së Punëve të Jashtme, shërben për t’ia rikujtuar Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, se ajo e përfaqëson dhe duhet ta përfaqësojë vetëm Kosovën.
Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka organizuar aksion simbolik para ministrisë̈ së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.
Të rinjtë mbanin në duar fotografitë e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhie dhe një pako ku shkruhej “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.
Dëshmitë e mbledhura të krimeve të luftës në Kosovë ata do t’ia dorëzojnë ministres Gërvalla.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës në atë kuti ta vazhdojnë deponimin dhe t’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima”, ka thënë Bislimi.
Bislimi e quajti “dhuratë” këtë kuti që ata e kanë vendosur para objektit të ministrisë, duke thënë se Gërvalla-Schwartz ka harruar se kë e përfaqëson në politikën e jashtme.
Para MPJD-së u stampua edhe emblema e UÇK-së, kurse libri i Nyset Pllanës me dëshmi të krimeve të luftës tha se po iu dorëzohet si dhuratë. Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm gjatë aksionit.
Ky reagim i PDK-së vije një ditë pas kjo në seancën e Kuvendit ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pas pohimeve se ajo ka deponuar dosje në Hagë për krime lufte.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
