Kosovë
Rifillojnë punën konviktet dhe mensa e studentëve

Publikuar
2 vjet më parëmë

Qeveria e Republikës së Kosovës me rishikimin e masave, ka anuluar vendimin paraprak, më çka i ka hapur rrugë hapjes së konvikteve dhe mensës se studentëve. Një vendim i tillë është marr të dielën, kur qeveria e Kosovës, i ka liruar edhe disa masa të tjera, sic është fillimi i punës së gastronomisë dhe zhvendosja e orës policore për 30 minuta.
Qendra e Studentëve kishte njoftuar se me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Nr.01/07, ka marrë vendim për mbylljen e konvikteve dhe mensës së studentëve.
Mirëpo, Qeveria ka marrë vendim që të lejohet kthimi i studentëve nëpër konvikte me kushtin e mëhershëm që të jetë vetëm një person në një dhomë. Ky është neni i ri në vendimin e Qeverisë që tregon për hapjen e konviktit.
15. Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
