fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rexhepi: Kuvendi do të dështoj nëse tentohet të këtë imponime

Publikuar

 

Ish deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi duke komentuar zhvillimet e fundit në partinë e tij, në një shkrim në faqen e tij në Facebook e ka cilësuar 14 marsin si ditën me vendimtare, ku do të përcaktohet fati i LDK për vitet në vijim.

“Dita e 14 Marsit ndoshta vendimtare për të ardhmen e LDK-së, fati i saj është në duar dhe vullnetin e kuvendareve të saj”, ka thënë Rexhepi. Ai ka kërkuar që të këtë një kuvend dhe proces demokratik ku në garë për lider do nominohen kuadra elitare dhe tradicionalisht  me profil reformuesi.

“Vetëm formati reformues garanton  sukses në menaxhimin e mirë dhe rikthimin e LDK-së. Por, nëse në kuvend ndodh e kundërta që me bedel dhe pa procedura demokratike të bëhet imponimi dhe zgjedhja e lidershipit atëherë kuvendi do të dështoj në misionin e tij bashkë me të ardhmen e LDK-së, të cilën unë nuk do ta dëshiroja”, ka shkruar Rexhepi.

Postimi i plotë i Rexhepit:

LDK – Shtëpi e madhe dhe me traditë demokratike

LDK-ja si partia më e madhe në vend dhe me historinë më të shëndoshë 30 vjeçare të aktiviteteve të saj demokratike dhe organizative, ka dëshmuar se është vetë projekti i ndërtimit të një shteti demokratik dhe euro-atlantik.

Çdo figurë historike e kombëtare e popullit tonë ka nje lidhje te ngushtë me frymën dhe qëllimin që LDK mbarte ndërvite, për liri dhe Pavarësi, duke e pasuruar këtë histori më emra shumë të mëdhenj nga jeta politike dhe ajo e rezistencës së organizuar.

Sot,  LDK edhe pse e lënduar rëndë nga votuesi i saj, nëse reformohet në hap me kohën do vazhdoj të mbetet ndër faktorët më të rëndesishëm të ndërtimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe ardhmërisë më të mirë për brezat e rinj si dhe proceseve të reja të integrimit të vendit tonë.

Ky pozicion i rëndesishëm politik por vetëm  me udhëheqje reformuese në menaxhim të partisë mundëson pajtim dhe unifikim të të gjithë anëtaresisë, bashkëveprimtarëve dhe brezave të cilët duhet të japin gjithcka nga vetja e tyre vetëm e vetëm që LDK të ruhet si shtëpia e një familje demomratike dhe besnike ndaj proceseve demokratike dhe miqëve të saj historik.

Tradicionalisht LDK është përkrahur nga të gjithë pa marrë parasysh moshën, gjjninë apo përkatësinë fetare, sepse ajo udhëhiqej nga një njeri strateg dhe i qetë i cili perveç backgroundit akademik e kishte edhe konsistencën e qëndrimeve për çdo zhvillim politik.

Kështu, populli me dekada çmoi dhe e vlëresoi liderin e saj historik dhe partinë si të besës dhe shpresës!

Pra, në LDK janë ndërtuar njëherë e përgjithmonë shinat mbi të cilat jo çdo lloj drejtues treni mund të lëviz sepse duhet të plotësoj kriteret bazë për të cilat populli si kontribuesi më i madh i kësaj levizje i ka vendosur me kohë, kështu mashtrimet me vullnetin e votuesit duhet të marrin fund dhe nuk duhet të përsëriten për hir të karriges dhe pushtetit vetanak.

Dita e 14 Marsit ndoshta vendimtare për të ardhmen e LDK-së, fati i saj është në duar dhe vullnetin e kuvendareve të saj.

Mesazhi im si delegat është për kuvend dhe proces demokratik ku në garë për lider do nominohen kuadra elitare dhe tradicionalisht  me profil reformuesi.

Prandaj, vetëm formati reformues garanton  sukses në menaxhimin e mirë dhe rikthimin e LDK-së. Por, nëse në kuvend ndodh e kundërta që me bedel dhe pa procedura demokratike të bëhet imponimi dhe zgjedhja e lidershipit atëherë kuvendi do të dështoj në misionin e tij bashkë me të ardhmen e LDK-së, të cilën unë nuk do ta dëshiroja.

Me reformuesit – për unitet dhe sukses!

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021