Shëndeti
Rekord i ri i rasteve të reja me COVID-19
Ndërkohë të enjten në Parkun e Germisë, Kryeminstri Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë parë duke mos e bartur maskën, ndonëse aktualisht këtë e kërkon ligji në Kosovë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të enjten se janë regjistruar 12 vdekje dhe 975 raste të reja me sëmundjen COVID-19.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Rastet e reja dalin pas testimit të 5.010 mostrave dhe njëherësh është shifra më e lartë e infektimeve ditore që Kosova ka regjistruar që prej paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 marsin e kaluar.
Numri më i madh të infektimeve është regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 328 raste.
Në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 893 pacientë.
Për shkak të situatës epidemiologjike, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të enjten, gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes së masave të reja, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Që prej marsit të vitit të kaluar, e deri më 1 prill, Kosova ka regjistruar në total 91.405 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.884 pacientë kanë vdekur dhe janë shëruar 75.647 persona. Raste aktive janë 13.874.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
