fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rekord i zi – 17 të vdekur dhe 1067 raste të reja më Covid 19

Gjatë ditës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se në klinikat dhe spitalet në Kosovë janë të shtrirë 929 pacientë – prej tyre 723 të konfirmuar me koronavirus.

Publikuar

Shtatëmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Dy nga viktimat janë të moshës 20 deri në 29 vjeç.

Numri më i madh i tyre, përkatësisht pesë, u regjistrua në mesin e personave të moshës 60-69 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha se në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 1,067 raste të reja me koronavirus.

Ato rezultuan pas testimit të 7,946 mostrave.

Kjo i bie që 13 për qind e të testuarve dolën pozitivë.

Në 24 orët e fundit, 278 pacientë u shëruan nga koronavirusi, ndërsa raste aktive në Kosovë mbeten 20,467.

Gjatë ditës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se në klinikat dhe spitalet në Kosovë janë të shtrirë 929 pacientë – prej tyre 723 të konfirmuar me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 35 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 688 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021