Lajme
Refuzohen edhe 16 mijë e 288 zarfe me fletëvotime të ardhura nga jashtë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Zëdhënësi Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka konfirmuar për Tipografin se janë hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, të ardhura nga jashtë, prej nga janë aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara.
Sipas tij, refuzimi i zarfeve ka ardhur kryesisht për shkak se janë dërguar nga persona që nuk janë regjistruar si votues jashtë Kosovës; nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; nga persona që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, nga persona të pa identifikuar si dhe nga persona të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim
“7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor); 672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, ka thënë Elezi për Tipografin./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
