fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

S’ka reciprocitet – “Mekanizmat rajonal”, zgjidhin problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë

Qeveria ka thënë së në vend të reciprocitetit, tash, do të shfrytëzoj mekanizmat rajonal që të zgjidhen problemet që ekzistojnë në mes dy shteteve

Publikuar

Kryeministri  Albin Kurti, i cili ishte nder avokuesit me të rreptë për vendosjen e masave reciproke ndaj Serbisë, tash kur po udhëheq me shtetit, gjerat po i sheh nga një prizëm tjetër dhe reciprocitetin, më s’po e sheh si masë për rregullimin e raporteve ndër shtetërore me Serbinë. Qeveria e tij ka thënë së në vend të reciprocitetit tash, do të shfrytëzoj mekanizmat rajonal që të zgjidhen problemet që ekzistojnë në mes dy shteteve

Është pikërisht, Ministria e Industrisë, Ndërmarresisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka deklaruar të martën se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.

Këto deklarata, Hajdari i bëri gjatë konferencës rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe partnerët e saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës.

Hajdari tha se si ministre qëllimi është që të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të zgjidhë problemet, pavarësisht se Serbia po bën gjithçka që të pengojë vendin tonë. Sipas saj, Kosova nuk është e përfaqësuar mirë në iniciativat rajonale prandaj kërkoi edhe mbështetjen e odave prezente në këtë konferencë.

Duke prekur temën e reciprocitetit, Hajdari u shpreh se nuk ka dashur që të ndërmarrë menjëherë këtë veprim, duke shprehur gatishmërinë që problemet të zgjidhen në tryezë përmes mekanizmave të duhur.

Hajdari: Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit

“Kosova nuk është e përfaqësuar mirë (në iniciativa rajonale), Kosova shpeshherë ka sfida duke ditur që kemi një shtet fqinj që gjithmonë i pengon nënshkrimi i Republikës së Kosovës. Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore. Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”, deklaroi Hajdari.

Hajdari deklaroi se bashkëpunimi ekonomik është qëllim i të gjitha vendeve të rajonit prandaj shtoi se inicimi i këtij bashkëpunimi në disa fusha si turizmi do të ishte pikënisje e mirë.

Po ashtu, ajo kërkoi bashkëpunimin e odave në mënyrë që problemet që janë në terren të eliminohen sa më shpejtë.

Hajdari: Bashkëpunimi ekonomik është qëllim i të gjitha vendeve të rajonit

“Bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit është qëllimi i të gjitha vendeve të tjera të rajonit andaj si pikënisje do të ishte inicimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme duke filluar nga Alpet dhe nga deti që e përmendi z. Skënder Krasniqi. Pse mos të lidhim alpet tona, të rajonit tonë, pse mos të shfrytëzojmë mundësitë tona dhe detin për depërtimin e mallrave tona. Pse mos të mos krijojmë ofertën tonë si vend turistik në Ballkanin Perëndimor, ose më mirë të themi në Evropën Juglindore. Ne kemi shumë sfida të tjera që ndoshta vendet tona nuk e kane qëllimin të ndodhin këto , por ndoshta në terren këto dikush bën ndonjë gabim dhe është mirë që sa më shumë të jemi në komunikim dhe t’i adresojmë këto probleme që ndodhin në terren”, vijoi Hajdari.

Ministrja e Tregtisë deklaroi se sikurse çdo vend që është detyruar të marrë masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga pandemia COVID-19, edhe Kosova ka vepruar njëjtë dhe efektet e saj janë ndjerë në të gjitha fushat.

Ajo tha se qeveria është e përkushtuar që t’ju përgjigjet të gjitha këtyre sfidave përmes disa parimeve dhe ligjeve që do të garantojnë mirëfunksionimin e shtetit.

“Vlen të cekët se shumë statistika që kam, lexuar në disa raporte kemi shumë humbje të mëdha si vend dhe si rajon duke filluar nga sektori i turizmit dhe sektorë të tjerë industrialë. Ne në përgjigje të këtyre të gjithë sfidave si qeveri e re jemi shumë të përkushtuar se përpos sfidave që kemi trashëguar në sistemi dhe me situatën COVID-19 të sjellim sa më shumë që me përkushtimin tonë disa parime dhe ligje që janë të nevojshme për mirëfunksionimin e shtetit tonë”, Hajdari.

Në fund, ministrja Hajdari falënderoi të gjithë odat dhe partnerët rajonalë në këtë konference për mbështetjen që po i japin përmes sugjerimeve për të nxitur bashkëpunimin rajonal.