fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Reagimi i VV: Kur Grenell flet keq për ju, do të thotë se jeni në rrugën e duhur

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas akuzave të ish-emisarit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell, se Albin Kurti gjithmonë ka qenë antiamerikan.

Fëllanza Podrimja, ish-këshilltare e Kurtit, ka shkruar në Twitter se “kur Grenell flet keq për ju, do të thotë se jeni në rrugën e duhur”, shkruan RTK.

“Rregulla nr. 2: kur Richard Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e duhur”, ka shkruar Podrimja.

Ish-ambasadori Grenell e ka quajtur Kurtin “antiamerikan”, pasi sipas tij, ai ka qenë kundër administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur ish-presidentët George Bush, Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021