Lajme
Rasti Tetaj – Reagon ish ministrja e drejtësisë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj vendimit të Kryeprokurorit të Shtetit për ndryshimin e prokurorit të rastit të vrasjes së Agonis Tetaj, duke e konsideruar këtë si vendim të drejt dhe të duhur
Ajo këtë e ka bazuar në faktin se prokurorja e parë e rastit, Sahide Gashi, veprën e ka konkluduar “i pandehuri me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj”, si dhe cka është me skandalozja sipas Haxhiut është momenti ku shihet avokati i të pandehurit, prokurori i rastit dhe kryeprokurori Maloku që kishte caktuar prokurorin Uka
Postimi i plote i Haxhiut:
Vendimi për ndryshimin e prokurorit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj është i duhur dhe i drejtë.
Në aktakuzën e ngritur nga prokurorja e parë, Sahide Gashi, e cila ishte ngarkuar për hetimin e vrasjes së të ndjerit Agonis Tetaj, dhe e cila më është dërguar nga babai i të ndjerit, thuhet se “i pandehuri me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj”
Aktakuza 15 faqëshe e prokurores Gashi është shumë profesionale. Mbeten për tu hetuar arsyet e vërteta se si dhe pse prokurori Haxhi Dërguti, kishte transferuar lëndën nga Peja në Gjilan!
Pastaj fotografia që qarkulloi mbrëmë ku shihet avokati i të pandehurit, prokurori i rastit dhe kryeprokurori Maloku që kishte caktuar prokurorin Uka është skandal dhe njollë e madhe mbi sistemin e drejtësisë.
Duke pasur parasysh që prokurorja Gashi, që nga fillimi ka qenë duke e hetuar rastin dhe ka ngritur aktakuzën kundrejt të pandehurit, kjo lëndë duhet t’i kthehet asaj pasi që ajo e ka nisur dhe do ta përfundonte këtë lëndë në mënyrë profesionale. Pikërisht për shkak profesionalizmit të saj, duket hapur që qëllimshëm ky rast i ishte marrë nga kompetenca!/tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
