fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Rasti Pfizer: Policia fton Armend Zemajn

Po, më kanë kontaktuar, më kanë kërkuar një lloj ndihme apo dëshmie rreth procesit.

Publikuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se edhe vetë është kontaktuar nga Policia e Kosovës, pasi gazeta Insjderi raportoi se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk nënshkroi një marrëveshje që do t’ia siguronte Kosovës 500 mijë vaksina.

Zemaj the se Policia e Kosovës e ka kontaktuar për ndihmë dhe të dëshmojë rreth procesit

“Po, më kanë kontaktuar, më kanë kërkuar një lloj ndihme apo dëshmie rreth procesit. Për të njohur apo për të treguar se çka përmban një dokument, se si ai mund të klasifikohet si sekret”, është shprehur Zemaj.

Tutje, ai ka thënë se dokumentet nuk kanë qenë të klasifikuara, por ka ekzistuar një lloj dakordimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë farmaceutike, kjo për shkak te raportit me shtetet e tjera.

 “Ato nuk kanë qenë të klasifikuara, por është një dakordim deri në nënshkrimin e marrëveshjes finale. Për shkak të raportit me shtetet tjera”, ka thënë Zemaj në T7.

Ndërsa për zyrtarët policorë që hynë në zyrat e Insajderit dhe më pas intervistuan drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Ollurin, Zemaj tha se ka qenë e panevojshme. “Ajo turrje ndaj mediave ka qenë e panevojshme”, shtoi Zemaj.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021