fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ranglista botërore e xhudos: Krasniqi e Gjakova pushtojnë vendet e para

Është përditësuar ranglista botërore e xhudos, duke treguar se kur renditen garuesit për këtë vit.

Publikuar

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi po e përmbyllin këtë vit me një tjetër lajm fantastik.

Është përditësuar ranglista botërore e xhudos, duke treguar se kur renditen garuesit për këtë vit.

Distria Krasniqi që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike dhe u shpall së fundmi xhudistja më e mirë në botë nën 48 kilogramë është renditur e para me 5920 pikë.

Në anën tjetër, Nora Gjakova që po ashtu fitoi medaljen e artë në këto lojëra, është renditur e para në kategorinë nën 57 kilogramë, duke arkëtuar 5880 pikë.

Natyrisht se ky është një shtytje e madhe për dy xhudistet tona, që të fillojnë garimin në vitin e ardhshëm nga vendet e para. /Telegrafi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021