fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

Rama: Vaksinimi tek te moshuarit nis në javët e ardhshme

Publikuar

Kryeministri Edi Rama, teksa priti në Rinas mbërritjen e dozave të tjera të vaksinës Pfizer, foli dhe për fushatën e vaksinimit.

Ai tha se paralelisht me mjekët, javët në vijim pritet që të vaksinohet dhe të moshuarit, kryesisht ata të shtëpive të të moshuarve.

Rama theksoi se mungesa e dozave ndodhi nga një bllokim, që kompania amerikane e barnave, Pfizer, bëri për të gjithë Evropën.

“Sigurisht që SHBA po vaksinojnë, janë vendi ku është prodhuar vaksina, janë vendi që kanë rezidencën qendrore të Pfizer. A dini ju ndonjë formë që mund të përballohet një krahasim i tillë, por ndërkohë ju me të drejtë shihni Shtetet e Bashkuara që po bëjnë vaksinim masiv, por unë shikoj rajonin, në këtë lagjen e vogël këtu ku jemi ne dhe Serbia që kemi nisur vaksinimin. Serbia ka bërë më shumë vaksina se ne, sepse ka marrë vaksinën kineze, unë nuk e komentoj, gjykoj, edhe vaksina kineze nuk është një treg i lehtë. Ne vazhdojmë të besojmë që jemi në hapat e duhur, por patëm një ngecje para disa javësh për shkak të një vonese që Pfizer bëri në të gjithë Evropën. Javën e ardhshme paralelisht me mjekët dhe infermierët do të nisim me të moshuarit. Edhe për të sensibilizuar, respektuar disa që hynë tek kategoria e parë e më të moshuarve dhe i kanë dhënë këtij vendi jo pak, do të bëjnë dhe vaksinim një pjesë të tyre. Njerëz që nuk duhet t’i kujtojmë thjesht kur ndahen nga kjo botë, kemi detyrimin t’i ruajmë aq sa mundemi, sepse nuk jemi Zoti. Me ardhjen e dozave të tjera do të shtrihemi paralelisht. Rëndësi ka që me mjekët dhe infermierët mbyllet komplet dhe ndërkohë nisim me më të moshuarit”, tha Rama.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021