Rajon
Rama për Vuciqin: Ai shoku në Beograd që lozë me harta leshi

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë, duke e quajtur një hartë leshi, nga shoku i Beogradit.
Ai në Kukës, ku po qëndronte për të parë për afërmi vaksinimin e mjekeve kosovar tha se ia ka bërë me dije ministrisë se jemi gati për kontribut, kontratat me kompanitë e vaksinave janë strikte, nuk të lejojnë ri eksportimin, dhe kjo është arsyeja pse kur ne morëm sasinë e parë, nuk e nxorëm asnjëherë emrin, që mos të fusim në sherr miqtë me kompanitë. Në këtë rast, me Kosovën e bëmë, se do kishim penalitet ndryshe.
“Kukësi është i përbashkët, është krejt e thjeshtë dhe natyrshëm që Kukësi të funksionojë, si bazë e përbashkët. U vonua pak po kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebook. Ne jemi një. E ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një. E kemi çarë bllokadën për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti. Mjekët infermierët e Kosovës nuk do t’i lemë vetëm “, tha Rama.
Kujtojmë se Vuçiq publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb. Postimi ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë nisënnjë fushatë për heqjen e saj nga Instagrami.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
