fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rama për “Bild”: I kemi plotësuar kushtet, BE ka shkelur premtimet

Publikuar

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë ekskluzive për gazetën e famshme gjermane, “Bild” akuzon krerët e shteteve të Bashkimit Evropian për bllokimin e pranimit të vendit dhe Maqedonisë së Veriut.

“BE ka ‘thyer premtime’ dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me ‘cinizëm politik’. Si në historinë “Në pritje të Godosë”, thotë Rama në një artikull ekskluziv për BILD. “Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh!”

“Ishte një ambicie e dashur për shumë kohë nga kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kështu t’u mundësojnë qytetarëve tanë të përfitojnë nga një treg i lirë dhe të marrin pjesë në këtë demokraci të madhe.

Më lejoni të bëj të qartë diçka: si Kryeministër i Shqipërisë, unë e njoh plotësisht që ne nuk jemi gati të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian sot, as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor.

Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar. Por dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha dhe më shumë kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Një fillim i tillë i negociatave u vendos gjithashtu nga vetë Këshilli i BE në 2018”, ka thënë Rama.