Shqipëri
Rama paralajmëron mbërritjen e mbi 90,000 dozave AstraZeneca
Sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA, i cili ndjek të dhëna për pandeminë, Shqipëria ka konfirmuar mbi 128,000 raste me koronavirus dhe 2,331 viktima.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi të enjten se në këtë vend do të arrijnë edhe 90,800 vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit. Në një postim në Facebook, Rama tha se dozat e reja do të arrijnë në fundjavë.
“Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit evropian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”, shkroi Rama.
Shqipëria ka filluar vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të muajit janar, duke u dhënë përparsi punonjësve shëndetësorë.
Më 28 mars, vendi ka nisur vaksinimin masiv, fillimisht në Tiranë, për të vazhduar më pas në qytete të tjera.
Rama po ashtu tha se numri i të vaksinuarve në Shqipëri, të enjten, kalon 300-mijëshin.
Përveç vaksinave të kompanisë anglo-suedeze AstraZeneca, Shqipëria ka siguruar vaksina edhe nga prodhuesi amerikano-gjerman, Pfizer/BioNTech, si dhe nga Rusia dhe Kina.
Të gjitha këto vaksina duhet të jepen në dy doza për të qenë sa më efektive.
Sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA, i cili ndjek të dhëna për pandeminë, Shqipëria ka konfirmuar mbi 128,000 raste me koronavirus dhe 2,331 viktima.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
