fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rama, merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Rama ka dhënë betimin para anëtarëve të asamblesë komunale të Prishtinës

Publikuar

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e të parit të kryeqytetit. Rama ka dhënë betimin para anëtarëve të asamblesë komunale të Prishtinës.

 “Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme  që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, tha Rama.

Ai shtoi se sot është ditë e veçantë për qytetarët e Prishtinës, dhe se nga sot zëri i tyre nuk është moto e fushatës, por zotim i tij dhe i ekipit.

“Besimi i qytetarëve më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme. Jam i vetëdijshëm që kjo detyrë përtej privilegjit është obligim serioz dhe sfidë e madhe që do t’i vihemi përpara me punë të ndershme, me profesionalizëm dhe me dinjitet” tha Rama.

Rama tha se ndjehet mirënjohës për të gjithë qytetarët e Prishtinës në çdo lagje e fshat.

“Guximi me ja dashtë të mirën vendit tonë, të mos ndalet këtu. Forca e uniteti, sinqeritetit e bashkimit na duhet për të quar përpara këtë qytet”, u shpreh kryetari i ri i Prishtinës.

Rama shtoi se Prishtina do të jetë vend plot gjallëri e mundësi për të rinjtë.

“Të nderuar asamblistë si kryetar i Prishtinës do të bashkëpunoj me secilin prej jush për të mirën e kryeqytetit. I mirëpres të gjithë pa dallime për të quar përpara projekte që na përmirësojnë jetën e të gjithëve”, tha Rama.

Kryetari i ri i Prishtinës i bëri ftesë shoqërisë civile dhe partive politike që t’i bashkëngjiten në qeverisjen e tij për Prishtinën.

Detyra e të parit të Prishtinës, Ramës i’u dorëzua nga ish-kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, i cili mori pjesë edhe në ceremoninë e betimit të Ramës dhe asamblistëve. Nga 51 asamblistët e zgjedhur, në seancë morën pjesë 48. Munguan Arben Vitia, Daut Haradinaj dhe Rinë Limani./telegrafi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021