fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rama fton shtetet tjera t’i bashkohen Ballkanit të Hapur

Rama theksoi se marrëveshjet e arritura të martën, janë përcaktuese drejt objektivit për garantimin e lirisë së plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve.

Publikuar

Gjatë takimit në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ripërsëriti thirrjen për vendet tjera që t’i bashkohen nismës, për të cilën, ai tha se po e përgatit Ballkanin drejt rrugës së Bashkimit Europian.

Rama theksoi se marrëveshjet e arritura të martën, janë përcaktuese drejt objektivit për garantimin e lirisë së plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve.

“Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë, pasi ‘Ballkani i Hapur’ është një nismë tërësisht përfshirëse dhe duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekjeje, por ndërkohë ne po ecim përpara sepse kjo është ajo çfarë kemi nevojë dhe çfarë duhet të bëjmë për të mirën e njerëzve tanë”, tha Rama.