fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rama, 11 mijë mjekeve kosovar: Ejani, e vaksinohuni!

Publikuar

“Ne sot kemi mundësi që të japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës që ne jemi gati menjëherë që nesër të marrim përsipër vaksinimin e 11 mijë punonjësve të shëndetësisë në Kosovë. Duke pasur parasysh ardhjen e tyre në Kukës ne jemi gati që të vaksinojmë të gjithë”. Kështu ka deklaruar kryeministri shqiptar Edi Rama pas ardhjes së dozave të para të vaksinës kineze këtë të enjte në Shqipëri.

Ai theksoi para gazetarëve se në Kosovë janë gjithsej 11 mijë punonjës shëndetësorë dhe Shqipëria është gati t’i ndihmojë në këtë drejtim.

“Nëse ata duan të organizojnë procesin dhe vijnë më shpejt në Kukës, s’ka problem, mund të bëhet në një kohë më të shpejtë”, ka thënë më tej Rama.

Rama ka thënë së brenda pranverës së ardhshme ne duam që të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë e vaksinueshme pasi foshnjat nuk vaksinohen. “Ne duam që të gjithë së bashku të mbyllim këtë luftë”, ka thënë Rama.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë, që nuk ka siguruar ende asnjë dozë vaksinash kundër Covid-19.

Në javën e kaluar, në qytetin e Kukësit 500 punonjës shëndetësorë të Kosovës morën vaksinat si dhuratë nga qeveria shqiptare. Ndryshe sot kanë mbërritur nga Turqia në Shqipëri 192 mijë doza vaksinash kineze “Sinovac”. Qeveria shqiptare njoftoi se ka siguruar gjithsej një milion doza vaksinash kineze “Sinovac” kundër COVID-19, duke negociuar me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e tyre.

Nga kontrata e nënshkruar sot në Stamboll, parashikohet që fillimisht të blihen vetëm gjysma e kësaj ngarkese, pra 500 mijë doza, të cilat pritet të vijnë gjatë dy muajve të ardhshëm.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021