fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rakiq: Kurti, organizator i sulmit ndaj Rashiqit

Publikuar

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sipas tij, e ka organizuar sulmin ndaj të birit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Rakiq thotë se sulmi ishte organizuar përmes vetë Rashiqit dhe politikanes Rada Trajkoviq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Incidenti i djeshëm, lufta e organizuar midis dy grupeve të të rinjve, në të cilën u plagosën disa të rinj, përfshirë djalin e Nenad Rashiqit, është rezultat i konflikteve personale mes këtyre të rinjve, të cilat kanë zgjatur për disa ditë, dhe nuk ka të bëjë me aktivitetet politike të babait të tij”.

“Kjo është një e vërtetë që është e njohur për të gjithë në Graçanicë, përfshirë Rashiqin dhe Rada Trajkoviqin, por ata edhe një herë treguan çnjerëzimin e tyre dhe në marrëveshje me mentorin e tyre Albin Kurti abuzuan me këtë incident dhe u përpoqën të trondisnin harmoninë e popullit tonë me gënjeshtra dhe duke e portretizuar këtë incident si politik”.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021