fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Rajoni i Mitrovicës me i varfri, ai i Gjakovës me i pasuri

Publikuar

Nga të dhënat që ka arritur të i siguroj Tipografi, numri i familjeve në ndihmë sociale gjatë muajit janar në Kosovë ka shkuar në 25 mijë e 678 familje apo përkthyer në anëtarë, i bije që të jenë diku 103 mijë e 303 anëtar.  Buxheti total i ndarë nga buxheti i shtetit për këtë kategori të shoqërisë e kap  shumë e mbi 5 milionë e 404 mijë euro.

Edhe këtë muaj numrin më të madh të familjeve, anëtarëve të familjes dhe shumën e mjeteve e ka rajoni i Mitrovicës.

Në komunën e Mitrovicës, si pjesë e rajonit, kanë përfituar ndihmë sociale 2.339 familje apo 9.3% e totalit të familjeve në skemat e ndihmës sociale, 9.922 anëtarë apo 9.6% e totalit të anëtarëve të familjes në skemat e ndihmës sociale, ndërsa shuma e mjeteve që është ndarë për pagesën e këtyre familjeve është 511,020.00 euro apo 9.46% e shumës totale.

Po ashtu edhe sipas rajoneve, rajoni i Mitrovicës del të jetë shfrytëzuesi me i madh i skemës sociale të shtetit, me një kosto prej 1 milionë e 323 mijë e 757 euro, vetëm gjatë muajit janar.

Ndërkaq, rajoni që përfiton mese paku nga skemat e ndihmës sociale është Gjakova, më një kosto gjatë muajin janar prej 372 mijë e 160 euro.

Sipas raportit të ministrisë, të cilin e ka Tipografi, në muajin janar 2021 përfitues të Skemës së Ndihmës Sociale, 16.947 përfitues apo 65.77% janë meshkuj ndërsa 8.821 përfitues apo 34.23% janë femra. Pra, numri i përfituesve meshkuj është më i madh për 8.126 bartës apo 31.54% në krahasim me numrin e bartësve femra.

Numrin dhe përqindjen më të madhe të familjeve dhe anëtarëve të familjes, përfituese të ndihmës sociale, e përbëjnë familjet/banorët shqiptarë, me gjithsej 19.553 familje apo 75.88% dhe me 81.243 anëtarë të familjes apo 78.68%.

ndërsa familjet jo shqiptare në Skemën e Ndihmës Sociale marrin pjesë me 6.070 familje apo me 23.56%, 2.688 apo 10.43% familje serbe dhe 3.382 apo 13.12% familje të komuniteteve tjera pakicë në Kosovë./Tipografi/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021