fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Racizmi ndaj Maignan, identifikohen katër abuzues të tjerë

Publikuar

Policia e Udines ka identifikuar katër persona të tjerë që dyshohet se kanë shqiptuar akuza raciste, të tilla si ulërima ose fjalët “zezak” dhe “majmun”, ndaj portierit të Milanit, Mike Maignan, gjatë ndeshjes midis Udineses dhe kuqezinjve të shtunën e kaluar.

Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua të moshës 45, 32 dhe 34 vjeç nga provinca e Udines dhe një 42 vjeçar nga Udine, të gjithë të proceduar në gjendje të lirë, teksa Prokuroria po koordinon hetimet.

Lexo edhe: 

Zyrtari i Policisë, Alfredo D’Agostino, u ka komunikuar të akuzuarve dënimin me 5 vjet ndalim të hyrjes së tyre në impiantet sportive, masë maksimale e parashikuar duke qenë se janë subjekte jopërsëritëse. Klubi friulan ka njoftuar se do t’i përjashtojë përgjithmonë nga stadiumi, pikërisht siç bëri me tifozin e parë racist të identifikuar ditët e fundit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook