fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qytetari sfidon shtetin, mbulon gropat në magjistralen Zhur -Dragash

Qytetarët e kësaj anë po ndihen të lenë pas dore nga shteti dhe ky nuk është rasti i vetëm kur ata në këso forme i përgjigjen neglizhencës dhe injorimit të organeve shtetërore.

Publikuar

Një qytetarë nga rajoni i Prizrenit duke e parë neglizhencën e autoriteteve kompetente për të asfaltuar dhe mbuluar gropat, ka marr iniciative dhe ka dal në baza vullnetare, me aq sa kishte, për të mbuluar gropat në rrugën magjistrale Zhur-Dragash.

Ky qytetar dhe të tjerët e kësaj ane nuk priten autoritetet për të vepruar, por shihen të kenë dal vet për t’i përfunduar punët e lëna gjysme nga shteti.
Rruga magjistrale Zhur-Dragash, që është një rrugë e rëndësisë së veçantë, ka kohë që është në kushte të renda, çka ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Veprimi i qytetarët nga rajoni i Prizrenit është mirëpritur dhe është shpërndarë nëpër rrjete sociale.
Qytetarët e kësaj anë po ndihen të lenë pas dore nga shteti dhe ky nuk është rasti i vetëm kur ata në këso forme i përgjigjen neglizhencës dhe injorimit të organeve shtetërore./tipografi/

Vazhdo më shumë