fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qytetarët: Dëmtimi i gjelbërimit në Dardani, është veprim i tmerrshëm

Në reagimet e tyre në Facebook, qytetari që ka incizuar punimet me mjete të renda të punës thotë se dëmtimi i drunjve, të cilët sipas tyre janë mbjellë nga banorët e lagjes para shumë vitesh, përbën një paradoks të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës

Publikuar

Qytetarët përmes publikimit të disa videove dhe fotove kanë reaguar, sic kanë thënë ata ndaj dëmtimit të gjelbërimit, mbrapa shkollës Xhemajl Mustafa në Lagjen Dardania. Qytetarët një veprim të tillë të autoriteteve komunale të Prishtinës, po e konsiderojnë të turpshëm dhe sipas tyre cka e bënë edhe më skandaloz këtë veprim është fillimi i punimeve në ditë pushimi, sic është dita e sotme, 9 prilli, dita e Kushtetutës së Kosovës.

Në reagimet e tyre në Facebook, qytetari që ka incizuar punimet me mjete të renda të punës thotë se dëmtimi i drunjve, të cilët sipas tyre janë mbjellë nga banorët e lagjes para shumë vitesh, përbën një paradoks të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës.

“Në mënyrë të kunderligshme nuk lan askund hapësirë të gjelbër pa e dëmtuar. Shpendi, të cilit edhe 3-4 muaj i përfundon mandati don me e betonizu cdo copë të gjelbër në Prishtinë”, dëgjohet duke komentuar qytetari që e ka bëre videon dhe fotot.

Videon mund ta shihni këtu: Dëmtimi i gjelbërimit