Lajme
Quni thotë se Biden, kërkon që Kosova të faktorizohet në arenën ndërkombëtare

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ministri i Mbrojtjes në detyrë i Kosovës, Anton Quni u shpreh se letra e presidentit Joe Biden, rikonfirmoi se SHBA kërkon që Kosova të faktorizohet në arenën ndërkombëtare.
“Adresimi i djeshëm i presidentit Joe Biden është rikonfirmim i zotimeve më të hershme që administrata amerikane nuk lëviz nga pozicionet e veta, që shteti i Kosovës që të faktorizohet në rajon por edhe në skenën ndërkombëtare. Ne thjesht duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë”, u shpreh ministri, shkruan Euronews.
“Po arritëm të jemi në hap me zhvillimet, unë jam i bindur se me një partneritet të fuqishëm të SHBA-së, Kosova e ka një të ardhme të ndritur”, tha zoti Quni.
Sa i përket 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovë, ai tha se i gëzohet arritjeve të shtetit më të ri në Evropë.
“Me emocione te përziera, i gëzohemi rezultateve, ndërkombëtarizmit së çështjes së Kosovës, por natyrisht i kemi dilemat për të kaluarën, që në disa momente që kanë qenë vendimmarrëse për Kosovën, thjesht nuk kemi pasur sens politik që t’i menaxhojmë mirë”, u shpreh ai.
“Me zgjedhjet e reja, autoritetet politike, institucionet të vazhdojnë që të ndërtojnë urat e miqësisë me partnerët strategjikë dhe së bashku t’i qasemi të gjitha zhvillimeve politike, ekonomike”, pohoi ministri.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
