Anëtari i kryesisë së LDK-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Prizren, Anton Quni, pasi që bëri publike ambicien e tij për tu bërë kryetar i LDK, ka kërkuar nga Vjosa Osmanit që të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Quni në Pressing në T7, ka thënë së Osmani, në LDK do të kishte ndihmën e tij të pa rezervë.
Ai thotë se nëse Vjosa Osmani në shpirtin e saj, në edukatën e saj bartë filozofinë rugoviane, bart rugovizëm, çmon vlerat e LDK-së, duhet t’i kthehet Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ajo mund të sfidohet në dy drejtime, a dëshiron të bëhet presidente që e ka të garantuar nga z.Kurti apo dëshiron t’i kthehet shtëpisë së saj, për të cilën ajo ka thënë se është rrit brenda saj’, tha Quni./tg/