fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qorrolli: Mustafa është politikani më i pjekur në historikun e Kosovës

Publikuar

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, është politikani më i pjekur në historikun politik të Kosovës ka thënë analisti Vigan Qorrolli. “Nga profesori Mustafa shihet si model pothuajse i paarritshëm me aq shumë vite në politikë”, ka thënë Qorrolli në RTK.

“Isa Mustafa është shembulli i një politikani. Ai ka filluar nga vitet 70-ta, dhe mbijetoi deri sot, prandaj dikush si ai është për t’u admiruar se si mbijetoi gjatë gjithë këto viteve. Natyrisht që mos të harrojmë se ka pasur lëndë të dorëzuar në prokurori për të, por që as që u hetua. Mustafa është tip që nuk dinë as të dashurojë e as të urrejë, por nuk harron dhe din të hakmerret”, tha ai.