fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qeverinë e alarmojnë rreshjet e fundit

Publikuar

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se Qendra e  Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është duke e përcjellë nga afër gjendjen në teren, pas reshjeve të orëve të fundit që kanë rënë mbi vendin tonë.

Në një shkrim në Facebook, Hoti ka shkruar është njoftuar se gjendja është rënduar me vërshime dhe bllokim të  disa rrugëve, ngritje të nivelit të ujit,  dalje nga shtrati i disa lumenjve dhe rrëshqitje të dheut, për shkak të reshjeve atmosferike.

Mirëpo, siç ka thënë ai, situata është duke u menaxhuar me sukses nga mekanizmat lokal, që janë në vend të ngjarjes dhe deri me tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për mbështetje nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Vazhdo më shumë
Kliko për koment

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021