fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qeveria shpall 14 prillin Ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

ipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit janë rreth 20.000 raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarët e forcave serbe.

Publikuar

Qeveria e Kosovës ka shpallur 14 prillin Ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur më 12 prill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim është marrë në bashkërendim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se shpallja e kësaj dite bëhet për të “njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave e vajzave, por edhe të burrave e djemve të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës” së fundit në Kosovë më 1998-99.

Pavarësisht se nuk ka numër të saktë, sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit janë rreth 20.000 raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarët e forcave serbe.