fbpx
Lidhu me Ne!

Ekonomi

Qeveria përmbys përfundimisht planin për ndërtimin e “Autostradës së Dukagjinit”

Përfundimisht, qeveria Kurti nuk do të jetësojë planin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për ndërtimin e një Autostrade në zonën e Dukagjinit

Publikuar

Qeveria e Kosovës të premten miratoi programin e saj 2021-2025. Në mungesë të publikimit të programit të plotë nga ana e ekzekutivit, Instituti Epik publikoi sot të njëjtin.

Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritetet afatshkurtra, menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, dhe dy prioritetet afatmesme, lufta kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike.

Përfundimisht, qeveria Kurti nuk do të jetësojë planin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për ndërtimin e një Autostrade në zonën e Dukagjinit, shkruan lajmi.net.

Nëse jetësohet plani i paraqitur, ajo autostradë nuk do të mund të ndërtohet në një periudhë të afërt, për shkak se të zotimet e qeverisë është paraparë vetëm zgjerimi i rrugës nacionale Istogu –Pejë-Deçan—Gjakovë-Prizren. Projekt ky që do të marrë disa miliona euro nga korniza afatmesme buxhetore.

Megjithëkëtë, me të ardhur në pushtet qeveria e re, e ka gjetur në tavolinë hartimin e projektit për këtë Autostradë.

Për realizimin e këtij projekti janë shpenzuar mbi 1 milion euro.

Më datë 29 qershor 2018, ministria e Infrastrukturës dhe Transportit që udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së, ka lidhur kontratë me kompanitë “Infra-Plus” & “Infratek” për projektin “Hartimi i projektit zbatues për ndërtimin e Autostradës: Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren L? 91 KM”. Vlera e kontratës kap vlerën e 1.039.532,80 euro.

Më herët ishte raportuar në këtë kontratë, ministrisë i patën dalur shpenzime shtesë, pasi ministria e ka rritur autostradën edhe për 9 kilometra, rrjedhimisht projekti ka arritur afër 100 kilometra.

Kësisoj MIT, përsëri kishte bërë ‘njoftim për dhënie të kontratës’ me procedurë të negociuar për kompaninë “Infra Plus”, lidhur me kontratën “Hartimi i projektit për Autostradën Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Kjo ka ndodhur pasi kanë dal punë shtesë, të cilat janë në kuotën prej 10 për qind. Vlera e përgjithshme e kontratës është 102.834, 64 euro.

Kilometrat e shtuara kanë qenë në zonën e Pejës dhe Prizrenit. Komuna e Pejës ka pasur kërkesë që të zgjatet një kyçje me Malin e Zi, dhe në Prizren ka papasur zgjatje në Landovic.

Sipas matjeve të kompanisë që po e bënë hartimin e projektit, kompletë ndërtimi i Autostradës, pa shpronësimet, mund të kushtojë rreth 4.5 ose 5 milionë një kilometër rrugë, që i bije rreth 500 milionë euro.

Me qëllim të plotësimit të pozitave për realizimin e projektit “Autostrada e Dukagjinit”, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në fillim të muajit prill 2019, kishte shpallur konkurs për 12 pozita të punës:1. Menaxheri risistemimit, ekspert/specialist i risistemimit, apoekspert/specialist i pronës, 2. Ekspert Social, 3. Ekspert Ambienti, 4. Sekretar/e i/e NJZP-së, 5. Zyrtar/e Administrative, 6. Ekonomist/e, 7. Ekspert Specialist i Telekomunikacionit, 8. Specialist i Elektros, 9. Zyrtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë, 10. Udhëheqës i sektorit teknik (Inxhinier kryesor), 11. Inxhinier Rezident, 12. Gjeodet.

Por, nuk dihet nëse ky konkurs është realizuar, pasi ministria nuk ka publikuar më asnjë njoftim.

AAK e arsyetonte këtë vendim të qeverisë me nevojën e in investimeve në zonën e Dukagjinit që ka rreth 600,000 banorë dhe me konsultimet publike që janë mbajtur në këto komuna. Sipas tyre,cenimi i këtij projekti është i dëmshëm për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Ndryshe, në programin e saj 2021-2025 qeveria ka parapri ndërtimin e një ser rrugëve, në fakt vazhdimin e disave ekzistuese, siç janë ato: “Zgjerimi i rrugës Kijevë-Zahaq”, “Segmenti i Autostradës Prishtinë –Gjilan”, “Segmenti i Autostradës Besi-Merdar”, “Unaza e Jashtme e Prishtinës”, dhe rehabilitimi i disa segmenteve tjera.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021