fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qeveria ndan 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së

Publikuar

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për t’i ndihmuar me proteza invalidët e luftës se UCK-së, shkruan Tipografi.

Qeveria ka njoftuar se është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

“Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej pesëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë e treqind e dyzet e pesë euro (579,345.00 €) për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të luftës së UÇK-së”, thuhet në njoftim.