Kosovë
Qeveria ndan 16 mil. euro për prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtëritshme

Publikuar
2 vjet më parëmë

Qeveria e Kosovës, bazuar në Ligjin për Rimekembje Ekonomike ka ndarë një shumë deri në 16 milionë euro, e cila do t’u jepet përmes KOSTT prodhuesve të energjisë nga burimet e ri përtëritshme. Kjo sipas zyrtareve të KEDS do të ndikoj që konsumatorëve t’iu zbritet çmimi në faturat e tyre.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve. Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj.
“Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre çmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj. Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë”, ka thënë ai.
“Pra, subvencionimi është i lidhur direkt me prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme (BRE), rrjedhimisht zbritja në euro lidhet me konsumin e energjisë elektrike”.
Më tej shtoi se ekspertët e KESCO-s kanë bërë maksimumin që përgatitjet për implelementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë dhe kësaj ia kanë arritur me sukses të plotë.
“Tashmë çdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura”, tha tutje.
Çmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto çmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
