Lajme
Qeveria e re: Kush me kë?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Pas konstituimit të kuvendit, është në diskrecion të presidentit që të dekretojë kandidatin për kryeministër. Pas dekretimit, qeveria a e re duhet të votohet brenda 15 ditësh.
Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, LVV-ja, sipas projeksioneve aktuale, vështirë se do të mundet që e vetme të formojë qeverinë e re të vendit, pasi për të nevojiten 61 vota.
Por, disa nga partitë e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe, kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar.
Por, lideri i LVV-së Allbin Kurti është i vendosur që të mos e ftojë asnjë parti shqiptare për të formuar institucionet e reja të vendit.
Gjatë një prononcimi për media të mërkurën nga Tirana, Kurti tha se beson se partia e tij do ta kalojë shifrën prej 61 deputetëve, sa janë të nevojshme për ta formuar qeverinë.
“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë.
Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e donë të renë. Populli e ka bërë prerjen, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin e t’ia devijojmë dëshirën”, tha Kurti.
Sipas rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 17.41 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.43 për qind të votave.
Por, përqindja mund të ndryshojë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, që në masë të madhe kanë qenë në favor të LVV-së.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
