fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qeveria e Kosovës: Presim vlerësimin e situatës në veri për hapat e mëtejmë

Të martën grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.

Publikuar

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se janë duke pritur vlerësimin e situatës në veri nga organet e sigurisë “për hapat e mëtejmë” për zgjedhjet në veri.

Ai ka shkruar në Facebook se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Pengimi apo pamundësimi i tyre [zgjedhjeve] është sulm ndaj demokracisë”.

“Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri”, ka shkruar ai.

Të martën grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës “duhet të jetë prioriteti më i lartë”, dhe se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Zgjedhjet në katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor.

Vazhdo më shumë