fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qeveria amerikane: Njohja reciproke, e vetmja zgjidhje

Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të vënë në zbatim Kushtet e Washington-it, në mbështetje të qëllimit për një normalizim të plotë të marrëdhënieve.

Publikuar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë që i përket angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor.

DASH është fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi, duke ritheksuar se e vetmja zgjidhje është njohja e përbashkët dhe normalizimi i marrëdhënieve për një të ardhme më të sigurt dhe të paqtë. Është cekur shkurtimisht gjithashtu edhe ngjarja e ditëve të fundit rreth postimit të një harte që spekulon rivijëzimin e kufijve në Ballkan, gjë të cilën DASH e quan ‘një rrezik për paqëndrueshmëri në rajon dhe rikthim në kujtesë të tensioneve në të kaluarën.’ Raporti përfundon duke vënë fokusin tek e ardhmja e qëndrueshme në Ballkan, e cila duhet të jetë e bazuar ndër të tjera në mirëqeverisje, demokraci multi-etnike dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

“Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të rifillojnë këtë proces me një qasje emergjente, për të adresuar problematikat teknike si dhe ato politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të vënë në zbatim Kushtet e Washington-it, në mbështetje të qëllimit për një normalizim të plotë të marrëdhënieve.

Siç kemi parë, spekulimet e pajustifikueshme të ditëve të fundit për ndryshimin e kufijve në Ballkan me anë të një vijëzimi etnik, rrezikojnë të ushqejnë paqëndrueshmi në rajon dhe rikthejnë në memorie kujtime të tensioneve në të kaluarën. Një e ardhme e qëndrueshme dhe suksesshme për Ballkanin Perëndimor duhet të jetë e bazuar në mirëqeverisje, shtetin ligjor, demokracinë multi-etnike, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore

Çështja tjetër në fokus e kësaj mbështetje sigurisht është rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjë e cila do të forconte marrëdhëniet dhe do të ndihmonte institucionet Euro-Atlantike.

Një çështje mjaft e rëndësishme e cila është përmendur në këtë deklaratë është mirëpritja e progresit që janë bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për sa i përket reformave qeveritare, luftës ndaj korrupsionit si dhe themelimin e shtetit ligjor dhe promovimin e mediave dhe shoqërisë civile.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ndaj mbështetjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në rrugën drejt integrimit dhe anëtarësimit në institucionet kyçe Evropiane dhe Euro-Atlantike. Ne po punojnë me shtetet e Ballkanit Perëndimor si dhe partnerët tanë Evropian për të vazhduar reformat qeveritare, luftën ndaj korrupsionit dhe shtetin ligjor – si dhe promovimin e mediave të pavarura dhe shoqërive civile kumbuese- të cilat do të përforcojnë perspektivën Evropiane në rajon dhe do të avancojnë qëllimin afat-gjatë për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe të paqësore,” shkruan deklarata e DASH.

Një temë tjetër e prekur nga deklarata e DASH është mbështetja që SHBA synon t’i ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e energjisë së pastër dhe mbrojtjes së ambientit kundër ndryshimeve klimaterike. Përballja dhe ‘luftimi i shtrëngimeve imponuese Ruse si dhe praktikave malinje Kineze’ është një tjetër drejtim në të cilin SHBA tregon se po punon dhe është e fokusuar.

“Ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor të thellojnë partneritetet e tyre rajonale ekonomike, të arrijnë qëllimet e tyre klimaterike, të kundërshtojnë shtrëngimet energjetikë të imponuara nga Rusia me anë të diversifikimit dhe zhvillimeve të energjisë së pastër.  Ne gjithashtu duam të ndihmojmë rajonin të zhvillohet dhe të ketë sukses ndërkohë që mbrojmë infrastrukturat strategjike dhe industritë kundër praktikave malinje të Kinës.

Përveç lidhjeve tona të forta ekonomike në rajon, SHBA vlerëson edhe partneritetet e saj në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, përfshi aleatët tanë më të ri në NATO, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ne kemi për qëllim t’i përmirësojmë edhe më tej këto bashkëpunime me anë të trajnimeve, ushtrimeve, shkëmbimeve dhe prokurimeve të përbashkëta,” shkruan DASH.

Një çështje mjaft e rëndësishme e cila është përmendur në këtë deklaratë është mirëpritja e progresit që është bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reforma kritike në vend dhe ritheksohet edhe një herë përkushtimi i DASH ndaj avancimit të diskutimeve që synojnë hapjen e diskutimeve për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, në muajin qershor.

“Ne e përshëndesim progresin që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reforma kritike dhe vazhdojmë të mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim ne BE për të dyja vendet, në qershor.

Zyra e Përfaqësimit të Lartë (OHR), e cila u ngrit 25 vite më parë si pjesë e Marrëveshjes së Paqes Dayton, ka kontribuar në mënyrë esenciale ndaj arritjes së paqes dhe stabilitetit në këtë vend. Ne vazhdojmë të mbështesim rolin e rëndësishëm të OHR në avancimin e 5+2 agjendave, që bëjnë të mundur një ri fokusim tek lufta kundër korrupsionit, e cila është çelësi për të rrënjosur shtetin ligjor,” vazhdon deklarata e DASH, ” përfundon raporti i DASH për Ballkanin Perëndimor.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021