fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qëndrimi i administratës Biden, i qartë – kërkon njohje reciproke

Publikuar

Ndryshe nga BE-ja, që eviton të përmendë njohjen e ndërsjellë si synim final në dialog, SHBA-ja kërkon që marrëveshja gjithëpërfshirëse ta sjellë këtë njohje.

Ambasada amerikane në Prishtinë, në një deklarim të mëhershëm, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Uashingtoni e mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Ashtu siç ka thënë presidenti  Biden një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të çojë drejt njohjes së ndërsjellë, të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të të dyja vendeve dhe që të fuqizojë institucionet e tyre demokratike, është qenësore për Kosovën dhe Serbinë që të ecin përpara”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Ndërkohë, ende nuk është e qartë nëse administrata e re amerikane do të angazhojë një përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi, ashtu siç kishte vepruar ish-presidenti, Donald Trump.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë seancës në Senat, për konfirmimin e tij në këtë post, tha se do ta konsideronte “emërimin e një të dërguari special për rajonin”./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021