Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar 15 ankesa nga kandidatët e subjekteve politike pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Mul Desku, nga ky institucion ka thënë së janë kryesisht për mospërputhjen e rezultatit.
Ai ka thënë së nga koha e shpalljes se rezultateve përfundimtare te Zgjedhjeve nga KQZ-ja e deri me tani PZAP-i ka pranuar 15 apele te cilat i kane paraqitur kandidatë të subjekteve politike.
“Apelet janë paraqitur kundër këtyre rezultateve për shkak të mospërputhjes së rezultateve. Afati për paraqitjen e apeleve kundër këtyre rezultateve është 24 orë nga momenti i shpalljes së tyre”, ka thënë a
Sipas Ligjit, PZAP duhet të marrë vendime lidhur me këto apele brenda 72 orëve.
Pas PZAP, subjektet politike mund të dorëzojnë ankesa edhe në Gjykatë Supreme.