fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Punësim e investime në shëndetësi, këto janë pritjet e kosovareve

Publikuar

Përmirësim i gjendjes ekonomike e sociale, rritje të punësimit, investime në shëndetësi janë disa nga pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt.

Gazmend Gashi, qytetar i cili ushtron profesionin e arkitektit në Kosovë, thotë se adresimi i problemeve si papunësia është një nga çështje më urgjente me të cilën do të duhej të merrej qeveria e ardhshme.

“Rinia është duke ikur dhe papunësia ka ndikim në këtë. Në shëndetësi ka nevojë për hapjen e spitaleve të reja, pandemia ka paraqitur nevojën për hapjen e këtyre spitaleve, nuk është marrë ndonjë hap në këtë”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Papunësia në Kosovë është një problem kronik që ka përcjell vendin gjatë viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çdo vit në tregun e punës hyjnë deri në 25 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18 vjeç e më lart. Sipas të dhënave të po kësaj agjencie, shkalla e papunësisë është rreth 30 për qind.

Vazhdo më shumë