Lajme
Publikohet programi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka publikuar programin me aktivitete në nderim të sakrificës dhe veprës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
PROGRAMI:
5 Mars
Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri
Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës
09:00 – Seanca Solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale
11:00 – Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë
12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)
18:00-Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë
6 Mars
09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
10:00 – Ekspozitë me fotografi, Prekaz
11:00 –Turnir në volejboll, Skenderaj
12:00 – Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së 15:00 – Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin Skënderbeu, Prishtinë
17:00 – Akademi Përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë
7 Mars
09:00 – Turnir në shigjetari, Skenderaj
11:00 – Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj
17:45 – Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
