Lajme
Publikohet një video me persona të maskuar në veri që flasin serbisht dhe shtien me armë
Në pamjet e siguruara shihen personat e maskuar, pranë veturës me targa “KM” , teksa dëgjohen edhe të shtëna me armë, ata bërtasin, duke thënë se janë kthyer.

Publikuar
3 muaj më parëmë

Mbrëmjen e të shtunës (05.10) është publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar dhe të armatosur, për të cilët thuhet se janë në veri të Kosovës.
Në pamjet e siguruara shihen personat e maskuar, pranë veturës me targa “KM” , teksa dëgjohen edhe të shtëna me armë, ata bërtasin, duke thënë se janë kthyer.
“Njerëz të maskuar të armatosur me automatikë janë filmuar sonte në veri të Kosovës. Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, ndërsa burra të panjohur thërrasin – ‘U kthyem. Kosova është Serbi, Krimea është Rusi’. Për Istraga është konfirmuar se të shtënat e armëve janë dëgjuar pranë vendit të regjistrimeve filmike”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter, shkruan Telegrafi.
Maskirani muškarci naoružani automatskim puškama večeras su snimljeni na sjeveru Kosova. U pozadini se čuju rafali dok nepoznati muškarci govore – “Vratili smo se. Kosovo je Srbija, Krim je Rusija”. Za @IstragaB je potvrđeno da su se čuli rafali u blizini mjesta nastanka snimka pic.twitter.com/KhXmZiCyYO
— Istraga.ba (@IstragaB) November 5, 2022
Në lidhje me këtë video të publikuat, burime të Klan Kosova brenda Njësisë Speciale kanë thënë se ata janë gjithnjë në gatishmërinë më të lartë.
“E kemi parë videon. Me aq sa di po trajtohet nga organet kompetente, por ne gjithmonë jemi në nivelin më të lartë të gatishmërisë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, në lidhje me videon, ka thënë se s’ka informacione.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
