fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Pse zgjat kaq shumë procesi i zgjedhjeve?

Publikuar

Pas mbylljes së qendrave të votimit, komisionerët në vendvotime numërojnë votat për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Më pas, i tërë materiali zgjedhor dërgohet në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), ku verifikohen të dhënat e dërguara nga qendrat e votimit.

Në rast se ka mospërputhje në rezultatet e formularëve me votat në kuti ose ka dyshime për parregullsi, atëherë materialet vendosen në karantinë dhe më pas nis procesi i verifikimit. Këto janë procedura që marrin kohë.

Zyrtarët kanë konfirmuar se nga zgjedhjet e 14 shkurtit, në karantinë janë vendosur 101 kuti votimi.

Pas sqarimit të paqartësive eventuale, atëherë nis procesi i verifikimit dhe numërimit të votave me kusht dhe të atyre të ardhura me postë nga diaspora. Edhe ky proces merr disa ditë kohë.

Procesi zgjat pasi pas çdo vendimi, secila palë ka të drejtë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e më pas edhe në Gjykatën Supreme.

Por, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Deksu, tha për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht në këtë institucion të pavarur është vetëm një ankesë.