fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Pse Krivokapiq thotë se nuk guxojnë ta tërheqin njohjen e Kosovës?

Publikuar

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka folur për mediumin serb, “Blic” në lidhje me Kosovën dhe se si shihet ajo në shtetin që ai udhëheq.

Krivokapiq tha se “për një pjesë të popullsisë, është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë”. Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë.

“Nëse do të isha kryeministër i Malit të Zi në një situatë kur Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, unë kurrë nuk do të isha dakord që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka mbaruar para se të vij në qeveri dhe para kësaj qeverie”, deklaroi Krivokapiq.

Ai gjithashtu tha se nëse ata do të merrnin vendim tani për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, Qeveria do të binte në seancën e ardhshme parlamentare.

“DPS e Millo Gjukanoviq do të bënte gjithçka për ta ri-formuar qeverinë dhe për të marrë përsëri të njëjtin vendim për Kosovën. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira”, tha Krivokapiq.

Në qeverinë e Malit të Zi që u formua në dhjetor të vitit që shkoi, ka pozitë të rëndësishme edhe shqiptari Dritan Abazoviq. Ai është i vetmi zëvendëskryeministër, pasi me Lëvizjen e tij Qytetare, URA mbështeti formimin e Qeverisë me në krye Krivokapiqin.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021